Lajme

Asambleja e KiE-së i çeli dritën jeshile anëtarësimit, Rama: Urime nga zemra Kosovës, iu dha çfarë i takonte

Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën për marrjen e ftesës për anëtarësim në KiE, që u arrit sot pas votimit historik në Asamblenë Parlamentare.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se Kosovës iu dha ajo çfarë i takonte dhe drita jeshile që iu dha i bën nder vetë Këshillit të Europës.

Hapi final do të jetë muajin e ardhshëm në takimin e nivelit të ministrave, shton Rama, ku edhe do të zyrtarizohet anëtarësimi i Kosovës me të drejta të plota në KiE.

Deklarata e Ramës

😍🇽🇰 NJË HAP HISTORIK SAPO U HODH NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PRANIMIN E KOSOVËS SI ANËTAR I KOMUNITETIT TË SHTETEVE TË KiE🤝
Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Europës🙏
Tani hapi i fundit historik në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur:
VULOSJEN E KËTIJ ANËTARËSIMI pa të cilin mozaikut europian të Këshillit të Europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm🇽🇰
Forca KOSOVË❤️

Lexo edhe:
Lajm i madh nga Strasburgu për Kosovën, Asambleja i thotë ‘Po’ anëtarësimit në KiE
Lexo edhe:
131 vota pro, 29 kundër, PACE njofton zyrtarisht për ftesën që iu bë Kosovës për anëtarësim

/Shqip.com