Sport Ndërkombëtar

As vendi i katërt nuk është i sigurt për Atletico Madrid

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone

Një humbje e radhës.

Një hap prapa – në përmbushje të objektivit për të blinduar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Atletico Madrid është mposhtur në udhëtim te Athetlic Bilabao – me rezultat të pastër 2-0.

Pas vetëm tetë minutave lojë – Mario Hermoso e dërgoi topin në rrjetë. Por, në portën e gabuar – duke i dhënë epërsinë vendasve.

Image
Willimas – duke e festuar golin

U prit një kundërpërgjigje nga mysafirët, por nuk erdhi.

Në anën tjetër – Bilbao e dyfishoi epersinë me anë të Inaki Willams – në minutën e 56-të.

Përkundër orvatjeve – deri në fund të takimit rezultati mbeti i njëjtë.

Me këtë fitore, baskët ngritën në vendin e tetë, me 51 pikë të grumbulluara.

Kurse, madrilienët mbesin në kuotën e 61 pikëvë.

Tashmë – nëse Betisi realizon fitore ndaj Getafes i afrohet Atleticos – në vetëm një pikë.

Duket që deri në xhiron e fundit – nuk do të ketë “paqe” për ekipin e drejtuar nga Diego Simeone. /Shqip.com

Tabela e La Ligës