Sport Ndërkombëtar

As te Chelsea, as tek Interi, Lukaku po e pret një skuadër tjetër

Romelu Lukaku

Romelu Lukaku nuk do të kthehet në Angli dhe vendimi i marrë nga ai duket se do të mbetet në fuqi. Mediat italiane raportojnë se Lukaku do të qëndrojë në Itali por me shumë gjasa jo te Interi, pasi pritet të kalojë te rivalët e përbetuar të zikaltërve, te Juventusi.

Bardhezinjtë kanë hyrë në garë për shërbimet e tij dhe Chelseas i kanë plotësuar kërkesën monetarë që kanë. Vetë Lukaku ka shprehur shpeshherë dëshirën e tij për të qenë te Interi madje duke ulur edhe pagën por nga klubi zikaltër ende nuk ka asnjë zhvillim dhe nuk ka një ofertë të kënaqshme karshi klubit londinez.

Romelu Lukaku

Kjo ka bërë që Lukaku të lodhet nga pritja dhe siç raportojnë në Itali, ai i ka dhënë fjalën Giuntolit që do të ketë bisedime dhe është në pritje të ofertës. Kohët e fundit, raportohet se Lukaku ka shmangur edhe telefonatat me Interin, teksa Juventusi ka marrë avantazhin për shërbimet e tij.

/Shqip.com