Ekonomi

As pemët nuk kursehen nga rritja e çmimeve

Çmimi i rrushit

Trendi i rritje se çmimeve është duke vazhduar në Kosovë.

Pas rritjes së produkteve esenciale si: mielli, vaji, sheqeri, vezët dhe me pas atyre të naftës dhe perimeve tashmë është rritur edhe çmimi i pemëve.

SHQIP.com ka qëndruar në një market në Prishtinë, ku ka vërejtur se çmimi më i madhe është për një kilogramë rrush, i cili kushton 7.12 cent.

Hiq ma mirë nuk qëndron edhe çmimi i një kilogrami pjepër, i cili është 3.99 cent, duke u pasur me shalqinin 2.99 cent, dardhat 2.15 cent si dhe shega 1.99 cent.

Këto çmime pritet që të kenë rritje sërish në ditët në vazhdime.

Ndryshe, SHQIP.com ditë më parë ka raportuar se kjo ngritje e çmimeve të perimeve, po vlerësohet tejet e lartë dhe vështirë e përballueshme për qytetarët.

Ata ankohen se kostoja e shportës mujore është e lartë në krahasim me të ardhurat e tyre.

Lexo edhe:
Çmimi i specit në 4.49 euro, shkak mungesa e prodhimit vendor

“Më herët kemi mujt me ble ma shumë produkte se tash, ka ardhur një kohë kur kemi krizë ekonomike e po ashtu kemi rritje të çmimeve, duhet që Qeveria me bo diçka në këtë drejtim, me u angazhu ma shumë” thotë Bekim Hasani për Shqip.com.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës flasim për një inflacion prej 7.5 për qind në shkurtin e këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Rritje më të lartë kanë pësuar: vajrat, buka, mishi e prodhimet e qumështit, vajrat, e perimet./Shqip.com