Sport Shqiptar

AS: Ky do të jetë formacioni i Spanjës kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Spanjës në futboll.

Gazeta Spanjolle “AS” ka publikuar formacionin e mundshëm të Spanjës kundër Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Sipas kësaj gazete Spanja në “Fadil Vokrri” do të startojë me formacionin 4-3-3.

Simon; Azpilicueta, Garcia, Laporte, Alba; Llorente, Busquets, Soler; Torres, Morata, Sarabia.

Ndeshja e parë në Sevilla kishte përfunduar me fitoren e spanjollevë kundër dardanëve me rezultat 3 me 1.

Lexo edhe:
Sonte në “Fadil Vokrri”, Kosova e pret Spanjën

Pas barazimit që Kosova e kishte me Greqinë, sulmuesi kosovar, Vedat Muriq, ka thënë se “kundër Spanjës synojnë tre pikët”.

Ndërsa, trajneri spanjoll Luis Enrique, deklaroi në Prishtinë se “i pëlqen sesi luan Kosova”.

Për shkak se Madridi nuk e njeh Kosovën si shtet, në duelin e parë ka pasur disa probleme para se lojtarët të hynë në fushë.

Enrique ka thënë se “kanë ardhur të luajnë futboll, jo të merren me politikë”. /Shqip.com