Rozë

As Atdheu e as Andi, ky është banori që ishte në lidhje me dy banoret e BBV Kosova

Melisa dhe Mbresa kanë prishur raportet, pasi brenda ishin mike të ngushta.

Kështu është lënë të nënkuptohet, pasi dyshja nuk ndjekin më njëra-tjetrën.

Shkak i kësaj prishje duket që është Blasta, i cili kërkoi “falje” madje edhe ka dhënë versionin e tij më vonë.

Përmes Instagramit, Blasta ka pretenduar që me të dyja vajzat ka pasur raporte të shkurtëra, me Mbresën përpara Big-ut kurse me Melisën me të mbaruar aventura televizive.

E vërteta qëndron kështu. Unë me Mbresën e kemi pasur kohë para Big Brother-it një lidhje të shkurtër, nëse mund t’i themi kështu. Të ngjashme e kam pasur me Melisën pas Big Brother. Kur kemi dalë jashtë, Melisës i kam treguar që kemi pasur një lidhje me Mbresën më herët. Arsyeja përse nuk ia kam përmendur në Big Brother është sepse nuk kam pasur dëshirë të ndikoj në lojë dhe nuk është krenari. A jam molla e sherrit apo jo? Nuk e di. A mundem me qenë njëra nga arsyet. Ndoshta. Këtë duhet ta sqarojnë ato”, është shprehur Blasta.

Mbi pretendimet e tij nuk ka pasur asnjë reagim nga dy vajzat, Mbresa dhe Melisa.

/Shqip.com