Lajme Botë

Artistja vendos hirin e babait të saj në pikturë

Aritstja dhe piktorja 38-vjeçare Lanson Moore nga Wakefield së fundi ka bërë një vepër arti me hirin e babait të saj.

Siç raporton BBC, Babai i Moores kishte vdekur nga një sëmundje në vitin 2016 ndërsa për atë vepra e artit ishte  proces ‘shërimi’.

Moore e ka quajtur veprën “Abu në Port Lligat” që Abu e ka kuptimin Abuelo- gjysh në spanjisht ndërsa Port Ligar është fshat i vogël në Kosta Brava.

Babai i Moores i kishte kërkuar nipërve të tij ta thërrisnin “Abu”

“Ai donte që unë të pikturoja këtë pikturë që ai të vendoste në murin e tij. Ai donte që unë të bëja një mural të madh të një prej peizazheve të tij të preferuara, që është Port Lligat nga Salvador Dali. Babai im e donte Spanjën dhe atij i pëlqente të ikte nga pista e rrahur dhe ky është vendi ku Dali në fakt jetoi pjesën më të madhe të jetës së tij”, tha Moore”.

Lidhur me pikturën e sajajo u konsultua edhe me pjesën tjetër të familjës.

“Motra dhe kunati im në fakt ishin mjaft të përfshirë në projektimin e artit gjithashtu sepse do të jetë një pjesë për të gjithë familjen.”

Rezultati përfundimtar sjellë një pikturë të madhe të maleve rozë, të kuqe, blu dhe të verdhë, majat e të cilave janë shënuar me vijë të artë vezulluese që përgjatë kësaj vije është hiri i babait të Moores.

Moore është  shprehur e pasionuar për ta bërë këtë gjë edhe për të tjerët.

“Unë mund t’ua ofroj këtë shërbim njerëzve të tjerë që gjithashtu mund të duan të pavdekësojnë të dashurit e tyre në art. Në qoftë se unë mund të krijoj diçka ku sapo ata të shohin atë pjesë ajo u kujton atyre atë person, atëherë kjo do të jetë mjaft e veçantë”.

Ajo ka siguruar fonde nga Arts Council England për të punuar në 10 komisione për familjet që kanë të dashurit e tyre të vdekur.

/Shqip.com