Kulturë

Artisti Ledion Halitaj fiton çmimin e publikut në Pleven të Bullgarisë

Artisti nga Kosova, Ledion Halitaj, është shpallur fitues i çmimit të publikut për kategorinë deri në 11 vjeç, në festivalin ndërkombëtar për kitarë në Pleven të Bullgarisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Halitaj, në rrjetin social “Facebook”, i cili ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur, këto ditë.

“Ky çmim tepër i çmuar për mua, nuk është vetëm i imi. Është i yni! Ju dua fort dhe ju uroj çdo të mirë për vitin 2022!”, ka shkruar Halitaj.

Ledioni, ishte në mesin e 90 kandidatëve, nga 24 shtete të botës, që po merrnin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar për Kitarë në Pleven të Bullgarisë.

Ky çmim u nda nga publiku, përmes votimeve online.