Kulturë

Artisti kosovar në mënyrë artistike shfaq problemin e mbindertimeve në Prishtinë

Në kuadër të edicionit të 14-të të Manifestës, artistë të vendit e të huaj, kanë shfrytëzuar hapësirat e kryeqytetit për të prezantuar veprat dhe të përçojnë mesazhe përmes artit.

Motoja e Manifestës “Ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të rrëfejmë tregime ndryshe”, merr sfidën e eksplorimit dhe gjenerimit të praktikave dhe mënyrave të reja të rrëfimit kolektiv.

Në këtë mënyrë, edhe artisti kosovar Alban Muja, ka realizuar instalacionin “Above everyone”, – “Mbi të gjithë”, mbi çatinë e shtëpisë së mallrave “Gërmia” në Prishtinë.

Përmes instalacioni, artisti ka shprehur ndërtimet e shumta pa leje dhe mbindërtimet që kanë dëmtuar arkitekturën e kryeqytetit.

“Manifesta 14”, pritet që të sjellë rreth 100 mijë vizitorë në mes të korrikut dhe tetorit në Prishtinë.

Programi 100 ditor i ngjarjeve dhe punëtorive artistike dhe ndërhyrjeve urbane do të mbahet deri më 30 tetor 2022.