Rozë Ndërkombëtar

Artisti i njohur ndan lajmin e keq: Ndihem i shkatërruar

Drake ka bërë me dije se ndihet i shkatërruar sepse duhej të shtynte shfaqjet e turit të tij muzikor ‘Young Money Reunion’ pasi doli pozitiv me COVID-19.

Lajmin e bëri të ditur vet reperi me anë të një postimi në Instagram.

“Ndihem vërtet i shkatërruar t’iu njoftoj se kam rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe duhet të zhvendos datat për koncertin ‘Young Money Reunion’ , por iu premtoj se do t’ju jap gjithçka që kam në skenë kur gjërat të bëhen më mirë”- shkroi reperi.

Reperët Nikki Minaj dhe Lil Wayne pritej të performonin në koncert gjithashtu.

Përsa i përket gjendjes shëndetësore, Drake është shprehur se ndihet mirë dhe ka vetëm simpotoma të lehta./Shqip.com