Kulturë

Artisti i njohur kosovar rikthehet edhe një herë në Sunny Hill

Festivali më i madh i muzikës në Kosovë e rajon “Sunny Hill”, po vazhdon të shpalos programin për edicionin e radhës.

Shumë nga artistë të vendit e ndërkombëtarë festivali veçse i ka konfirmuar.

Ndërkaq së fundmi “Sunny Hill”, ka konfirmuar edhe rep-artistin e njohur shqiptar i njohur si Lyrical Son.

“Lyrical Son rikthehet edhe një herë”, shkruan në faqen zyrtare të Festivalit.

“Sunny Hill”, do të mbahet në Parkun e Gërmisë nga data 4 deri më 7 gusht.

Kurse edicioni i sivjetmë do të mbahet edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.