Kulturë

Artistet shqiptare nominohen për të njëjtin çmim në MTV Europe Music Awards

Artistët shqiptare të njohur ndërkombtarisht po vazhdojnë të shënojnë sukseset në fushën e muzikës.

Së fundmi, Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Ava Max do të jenë pjesë e ceremonisë së MTV Europe Music Awards 2022.

Rita Ora bashkë me bashkëshortin e saj Taika Waititi do të udhëheqin ceremoninë e sivjetme, ndërsa, do të paraqiten Bebe Rexha dhe Ava Max, të cilat po ashtu janë të nominuara edhe në kategorinë e bashkëpunimit më të mirë, kategori që është e nominuar edhe Dua Lipa.

Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”, Ava Max për bashkëpunimin me DJ Tiwsto, “The Motto”, dhe Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion.

Kjo është hera e parë që katër nga artistet shqiptare marrin pjesë në një ceremoni të tillë.

/Shqip.com