Kulturë

Artistët që do të përformojnë në edicionin e 10-të të BeerFest-it

Edicioni i BeerFest në Prishtinë,

Në çdo edicion të vetin, BeerFest ka mbledhë mijëra njerëz që kanë qejf me festu e me u kënaqe.

Kjo është njëra nga frazat që është duke na shoqëruar këto ditë si paralajmërim i fillimit të BeerFest nga organizatorët e saj.

Ky edicion i festivalit është duke u rikthyer me 13, 14, 15 gusht, pasi që ai nuk është mbajtur në një periudhe të gjatë të përballjes me pandemi.

Nën tingujt e artistëve më me zë të momentit, përcjellë edhe me shijen e brendeve më të mira të birrave dhe ushqimit fantastik, po merr jetë edicioni i 10-të i Beerfest.

Ajo që do të dallojë këtë edicioni jubilar do të jetë pjesëmarrja e shumtë në numër e mërgimtarëve.

Kida, Lumi B, Minatori, Mentor Haziri, Nushi dhe Crew, Caboo dhe shumë artistë të rinj të zhanreve të ndryshme, që do të përkujdesen për argëtimin e pjesëmarrësve përgjatë ditëve të arta të festivalit të birrës.

Organizatorët kanë njoftuar se shumë shpejt do të publikohen edhe shumë emra artistësh të njohur, të cilët do të këndojnë gjatë tri netëve të festivalit.

Siç kanë njoftuar organizatorët, veçoria e këtij edicioni do të jetë përfshirja e ‘konceptit të gjelbër’.

“Meqë është vit jubilar, kemi vendos me sjell diçka të re, do të jetë një kauzë për të kontribuar në përmirësimin e zinxhirit sa i përket parandalimit të ndryshimeve klimatike. Konkretisht do të nisim një kauzë sa i përket riciklimit, ku bashkë me organizatat mjedisore do të demonstrojmë se si mund të ndihmojmë në këtë aspekt”, theksoi organizatori, Leart Zeqa.

Organizatat mjedisore që do ta mbështesin realizimin e kësaj kampanje do të jenë: Let’s do it Kosova, Kosova Glass Recycling, ECOZ dhe Kompania Pastrimi.