Kulturë

Arti bashkëkohor i Kosovës prezantohet në Bullgari

Arti bashkëkohor i Kosovës është prezantuar nga artistët e vendit në Bullgari.

Përmes ekspozitave, pikturave, fotografive dhe videoinstalacion përgjatë një jave artistët shfaqën punën në Sofje të Bullgarisë.

Sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ekspozita u hap më 2 nëntor, në Mission Gallery u hap ekspozita e artistëve kosovar, pjesëmarrës në Bienalen Nomade Manifesta 14 Prishtina.

Kuratore e ekspozitave dhe pjesës konceptuale është  artistja Hana Halilaj, ndërsa me veprat e tyre u prezantuan Yll Xhaferi, Laureta Hajrullahu, Arbnor Karaliti, Mimoza Sahiti, Leart Rama dhe Atdhe Behluli, të gjithë pjesëmarrës në Manifesta 14 Prishtina.

Ky projekt i artit bashkëkohor është përkrahur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje

Ekspozita në Mission Gallery do të mbetet e hapur deri më 30 nëntor.

/Shqip.com