Sport Ndërkombëtar

Arteta do e shikojë Ligën e Kampionëve në televizor

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta

Dy xhiro më parë – kualifikimi i Arsenalit në Ligën e Kampionëve dukej punë e kryer.

Por, kjo mbetet vetëm pjesë e të kaluarës.

Mikel Arteta do e shikojë nga televizori – kompeticionin më të madh në Evropë.

Edhe më të rëndë këtë dështim – e bën fakti që në Champions është kualifikuar Tootenham Hotspur, ekip i udhëhequr nga Antonio Conte.

“Gunners” e përfunduan sezonin në pozitën e pestë, me 69 pikë.

Katër më pak se Spurs.

Një “ngushëllim” për Arsenalin do jetë fakti që do luajnë direkt në Europaligë – pa pasur nevojë të luaj ndeshje play-offi.

Teksa, shpresa për tifozët e kësaj skuadre – mbeten futbollistët e rinjë si Martinelli, Saka, Nketiah, Odegaard – që kanë dhururar performanca ta mirë në këtë sezon. /Shqip.com