Rozë

Artani përplaset me Xhulin: Të premten publiku do të ta tregojë rezultatin

Sonte po mbahet darka e finalistëve të Big Brother VIP Kosova. Në këtë darkë nuk kanë munguar përplasjet në mes të banorëve.

Një e tillë ndodhi edhe në mes të Artanit e Julianës.

Artani u shpreh se të premten asaj do të ia tregojë vendin publiku.

“Të premten publiku që e ke ofenduar do të ta tregojë vendin shumë mirë, ta japin rezultatin. Je një njeri që e ke ofenduar natë e ditë popullin shqiptar”, u shpreh Artani.

Artani më tutje u shpreh se prej tij asnjëherë nuk është dëgjuar ndonjë ofendim.

Të premten mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova.

/Shqip.com