Rozë

Artani merr një surprizë emocionale në BBVK

Sonte po mbahet Prime i Big Brother Vip Kosova.

Ndërkaq, një surprizë shumë emocionale, ka marrë Artani.

Ai ka takuar fëmijët e tij, në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ai shpërtheu në lot teksa takoj fëmijët, dhe ju tha se po i mungojnë shumë.

Të emocionuar ishin edhe fëmijët, të cilët po i tregonin Artanit se çfarë kanë bërë gjatë kohës që ai është brenda shtëpisë.

Artani gjithë javës ka përmendur fëmijët dhe ka qenë i emocionuar.

/Shqip.com