Sport Shqiptar

Artan Govori thotë se sulmi nga Agim Ademi ndodhi për shkak të një fotografie

Artan Govori

“Dramat” në Federatën e Futbollit të Kosovës po vazhdojnë.

Pasi i pari i kësaj federate, Agim Ademi e mohoi publikisht – se e ka sulmuar zyrtarin e FFK-së, Artan Gavori – tashmë ka reagur edhe ky i fundit.

Përmes një postimi në Facebook – Gavori ka treguar arsyet “pse është sulmuar”.

Sipas tij – e gjitha ka ndodhur për shkak të një fotografie – ku ai shihet me Bajram Zeqirin.

“Arsye është kjo fotografi të cilën ma kanë bërë persona të angazhuar “të paguar” (nga Agim Ademi), fotografi të cilën Agim Ademi ma dërgon një ditë më parë (ditën e martë me datë 15.03.2022). Personi i cili shihet në këtë foto së bashku me mua është një ish punëtor i FFK-së Bajram Zeqiri (i cili poashtu është i suspenduar nga Agim Ademi), me të cilin pata nje takim rasti në qytet.
Meqenëse personi në fjalë është njëri prej atyre personave që nuk i përshtaten Agim Ademit dhe i konsideron si kundërshtar të tij, neve punëtorëve të Federates na hakmerret për kontakte që mbajm me ta qofshin ata kolegë apo miq tanë”, ka shkruar ndër të tjera – Govori në Facebook.

Pas këtij postimi – nuk ka pasur edhe ndonjë kundër replikë tjetër nga Ademi.

E gjithë kjo “zhurmë” po ndodh – para zgjedhjeve të FFK-së, që do të mbahen me datë 6 prill.

Deri më tani kandidatë zyrtarë për ulesën e kryetarit janë Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri. /Shqip.com