Artan Celaj – shqiptari i cili synon suksesin në basketbollin amerikan

Në parket – mendon vetëm për një gjë. Ta gjuaj topin në kosh.
Talenti nuk i mungon – teksa edhe punën nuk po e lë anash.
Artan Celaj – është shqiptari, i cili synon që të ketë karrierë të suksesshme në Amerikë.
Në një intervistë për Shqip.com, ai tregon synimet për të ardhmen – formën aktuale, e shumë gjëra të tjera.

18 vjeçari – tregon që me këtë sport ka filluar të merret qysh nga klasa e tetë.
“Unë kam filluar që të luaj basketboll – qysh në klasën e tetë. Tashmë – jam në shollë të mesme, dhe po luaj në “Lodi High School”. Suksesi më i madh i imi deri më tani – ka qenë çmimi që më është ndarë për basketbollistin më punëtor. Ishte një motiv shtesë për mua që të punoj akoma më shumë”. u shpreh ai fillimisht.
Teksa, në të ardhmen – e afërt synon që të luaj në kolegje dhe për këtë thotë se po punon maksimalisht.
“Qëllimi im deri në fund të vitit është që të filloj të luaj basketboll në kolegj. Faktikisht, të gjitha planet e mija për të ardhmen lidhen ngushtë me basketbollin. Dua të jem i përfshirë gjithsesi në këtë sport”, përmendi gjithashtu Celaj.
Shtatgjati – tregon edhe të preferuarit e tij në këtë sport.
“Basketbollisti të cilin e kam model është Kevin Durant. Unë e dashuroj mënyrën se si ai luan. Ekipi im i preferuar është New York Knicks, teksa mendoj që më i miri i të gjitha kohërave është LeBron James”, shtoi 18-të vjeçari.
Për fund, ai tha se “inspirimi im më i madh është familja ime, pasi më kanë mbështetur në çdo hap timin”.
Artan Celaj ka lindur dhe është rritur në Amerikë – ku edhe jeton me familje – teksa vjen nga qyteti i Gjakovës./Shqip.com