Rozë

Arta Nitaj reagon pas mbylljes së palestrave: Nuk e dini çka është sporti

Modelja dhe aktorja, Arta Nitaj,

Masat e reja Anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës kanë hyrë në fuqi nga sot(e shtunë).

Në kuadër të masave të reja, Qeveria ka vendosur t’i mbyllë palestrat gjë e cila e ka nervozuar modelen, Arta Nitaj.

Përmes një postimi në storien e saj në Instagram, ajo ka shfaqur hapur pakënaqësinë e saj për mbylljen e fitneseve.

“Kurrë nuk mora virus në fitnes 2 vjet pandemi, kur nuk e dini çka është sporti, çka është fitnesi edhe i mbyllni”, ka shkruar Arta.

Ndërsa ndër masat e tjera është edhe mbyllja e gastronomisë nga ora 21:00 dhe ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00. /SHQIP.com