Rozë

Arta Nitaj merr vëmendje me paraqitjen në klipin e ri të Dafinës dhe Kidës, larg perfeksionit të instagramit

Modelja Arta Nitaj është një nga femrat më të komentuara të showbizit, e kjo jo pa arsye.

Vajza nga Peja e cila filloi të marrë vëmendje që nga pjesëmmarrja në serialin vendor “O sa mirë”, vazhdon të jetë fokus i kritikave për shkak të vizitave të shpeshta në Dubai.

Emri saj së fundmi është përmendur edhe në skandalin e Duba Porta Potty, por nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e saj.

Derisa mbrëmë Dafina dhe Kida kanë lansuar projektin e ri muzikor “Luje belin”, pjesë e klipit ishte Arta e cila tërhoqi jashtëzakonisht vëmendje.

Kjo për arsye se modelja zeshkane u shfaq krejt ndryshe nga perfeksioni i instagramit ku prezantohet.

Modelja duket se kohët e fundit s’po mund t’i rezistojë ushqimeve e madje mund të ketë hequr dorë nga palestra.

Kjo ka bërë që të flitet edhe nëpër rrjete sociale, të dyshohet se bën editimin në imazhet që poston me ndjekësit.

Përndryshe, Arta është mjaft e ndjekur në instagram ku numëron 323 mijë ndjekës./Shqip.com