Rozë

Arta Nitaj i del kundër mikeshës së saj, Kejvina Kthella?- E mbron Kiarën

Kiara Tito është një nga personazhet më të përfolur në Big Brother Albania.

E gjithë kjo për shkak të raportit që ka me Luizin dhe presionin që është duke e marrë nga banorët brenda.

Ndonëse banorët ngacmohen gjithë kohën dhe mes tyre me raste ka edhe ofendime, Kiara mendon se me këtë situatë po i prishet imazhi.

Ajo shpërtheu në lot në dhomën e gjumit dhe tha se nuk don të merret fare me Kejvinën, pasi i ndyhet imazhi dhe nuk mund ta ulë veten në atë nivel, sa të dalë nga vetja.

Pas kësaj ka reaguar edhe modelja, Arta Nitaj, e cila fillimisht tregoi mbështetjen për mikeshën e saj modelen Kejvina Kthella, por duket se ka ndryshuar mendjen.

Në një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, Arta ka treguar admirim për moderatoren, Kiara Tito.

“Kiara niveli më i lartë i edukatës, bravo”, ka shkruar Nitaj në postim.

/Shqip.com