Rozë

Arta Nitaj eleminohet nga Dance Albania: Unë po le shpirtin në prova, s’festova as ditëlindjen

Arta Nitaj

Arta Nitaj mbrëmë është s’kualifikuar nga Dance Albania.

Ajo së bashku me Meridian ishin dyshja që janë votuar më së paku gjatë vallëzimit.

Përballja e tyre bëri që të vendoset edhe personi që do të vazhdojë tutje dhe ai ishte Meridiani.

Se të vazhdojë ky i fundit votuan Klaudia Pepa dhe Iliri, ndërsa për Artën ka votuar pro Ermali.

Kjo e fundit pas spektaklit është shprehur e zhgënjyer dhe ka thënë se nuk do të ndryshoi asnjëherë.

Madje ajo ka thënë se në javën e 4 e meritonte kupën, pasi kishte dhënë maksimumin këto javë-madje për të dalë në prova nuk e ka festuar as ditëlindjen.

/Shqip.com