Rozë

Art Abazi tregon se a do të jetë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”

Big Brother VIP Kosova, veçse është drejt fillimit.

Ndërkaq, në mediat rozë është përfolur shumë se kush do të jenë banorët e shtëpisë së BBV.

Gjithashtu u raportua se do të jetë edhe këngëtari Art Abazi.

Mirëpo, pas shumë komenteve, vetë këngëtari ka reaguar duke dhënë përgjigje përfundimtare se a do të jetë pjesë e shtëpisë.

Këngëtari me anë të një “InstaStory”, tregoi se ka pasur ftesë nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova” dhe ai i  “Big Brother VIP Albania” mirëpo i ka refuzuar.

“Produksionet e “BBV” si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, po ashtu i kam falënderu për ftesën e tyre, mirëpo Art Abazi është i fokusum në studio”, ka shkruar ai.

/Shqip.com