Sport Ndërkombëtar

Arsyeja pse Dembele nuk u largua quhet “Xavi”

Xavi dhe Dembele

Ofertat nuk i munguan.

Por, Osumane Dembele ka vendosur të qëndrojë në Barcelonë.

Sulmuesi francez vlerësohet lartë nga Xavi Hernandez – dhe kjo ka qenë ndër arsyet kryesore do e djersitë fanëllën e katalunasve përsëri.

Sipas – Fabrizio Romanos, Dembele do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare.

Osumane është autor i 13-të asistimeve në La Liga – në sezonin e fundit.

Teksa, ka shënuar një gol – në 18-të ndeshje të zhvilluara.

Ai u bashkua me blaugranët në vitin 2017, dhe për shërbimet e tij – Barça i kishte paguar Dortmundit një shumë prej 105 milionë eurosh. /Shqip.com