Arsovska udhëheq bindshëm në Shkup
Publikuar:
(31.10.2021 22:20:09)

Kandidatja e pavarur për komunën e Shkupit, Danella Arsovska, pritet të udhëheq bindshëm me kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Shqip.com.
Sipas rezultateve të 52.55 për qind të votave të numëruara në këtë qytet, ajo udhëheq me gati 20 mijë vota para, apo me mbi 60 për qind.
Ajo ka lënë në vend të dytë kryetarin aktual të kësaj komune, Petre Shilegov, i cili ka arritur të marrë 43 mijë e 413 vota deri më tani.

Në fqinjin lindor të Kosovës sot është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Raundi i parë ishte zhvilluar në po të njëjtën datë me zgjedhjet lokale në vend, më 17 tetor. /Shqip.com