Lajme

Jepen shenjat e para për qetësim të situatës

Politikani serb nga veriu i Mitrovicës, Aleksandar Aco Arsenijeviq, ka njoftuar se kreu i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç ka bindur serbët që të largojnë barrikadën.

Ai ka thënë se është arritur marrëveshja që të shtohen pikat e kontrollit.

Ndërkohë, në komunikimin në rrjetin social, Aleksandar Aco Arsenijeviq, ka bërë të ditur se hezitimi i serbëve për ta zhbllokuar rrugën po ndodh pasi sipas tij është arrestuar vetëm një person, ndërsa në veturën prej nga është shtënë, kanë qenë 3 persona.

/Shqip.com