Sport Ndërkombëtar

Arsenali vazhdon me fitore nw Premierligë, shënon Xhaka

FOTO: The Sun
FOTO: The Sun

Skuadra e Arsenalit e ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi në Premierligë.

“Topçinjtë” triumfuan 4:1 në shtëpi ndaj Crystal Palace, në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit anglez.

Martinelli kaloi vendasit në epërsi në minutën e 28-të të ndeshjes, para se Saka të dyfishonte epërsinë në minutën e 43-të.

Granit Xhaka  e shënoi golin e tretë në minutën e 55-të.

Schlupp ngushtoi epërsinë në minutën e 63-të, para se Saka të shënonte për epilogun e këtij takimi. Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 69 pikëve, tetë më shumë se City që ka një ndeshje më pak të luajtur.

/Shqip.com