Sport Ndërkombëtar

Arsenali vazhdon “luftën” me Man Cityn, mposht Newcastlen

FOTO: The Sun
FOTO: The Sun

Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te Newcastle.

‘Topçinjtë’ fituan 2:0 ndaj Newcastle.

Serinë e golave e hapi kush tjetër përpos yllit të Arsenalit, Martin Odegaard.

Norvegjezi shënoi në minutën e 14’ një supergol.

Ndeshja më pas vazhdoi me raste të tjera, por pjesa e parë nuk dhuroi gola.

Në 45 minutat e dytë mysafirët dyfishuan epërsinë e tyre.

Schar shënoi në minutën e 71’ në portën e gabuar dhe çoi në 2:0 ndeshjen.

Me këtë fitore Arsenali mban vendin e dytë me 81 pikë, një më pak se Man City në vendin e parë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Newcastle pozicionohen në vendin e tretë me 65 pikë gjithsej.

/Shqip.com