Sport Ndërkombëtar

Arsenali transferon Fabio Vieiran nga Porto

Arsenali ka kompletuar transferimin e mesfushorit Fabio Vieira nga Porto.

22-vjeçari i bashkohet klubit të Premier League në një marrëveshje afatgjatë, për një tarifë të raportuar prej 35 milion eurosh plus 5 milion në shtesa të lidhura me performancën, shkruan GOAL.

Vieira iu bashkua Portos në vitin 2008 në moshën tetë vjeçare dhe kishte arritur në ekipin e parë deri në vitin 2020, duke shënuar 14 gola në ligë për shokët e tij të skuadrës sezonin e kaluar.

Trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta tha për faqen e klubit se është shumë i emocionuar.

“Jam shumë i emocionuar që kemi identifikuar dhe nënshkruar me një talent kaq të veçantë. Fabio është një lojtar shumë kreativ që do të sjellë cilësi të lartë dhe shkathtësi në lojën tonë sulmuese”, tha ai.

Por, kush është nënshkrimi i ri i Arsenalit, Fabio Vieira?

Një nga talentët e rinj më premtues që doli nga skena e të rinjve të Portugalisë në vitet e fundit, Vieira.

Një produkt i akademisë së Portos, ai bëri hapin drejt ekipit të lartë në 2019-2020, përpara se të çimentonte vendin e tij gjatë dy viteve në vijim si një lojtar kyç për klubin në ndjekjen e suksesit të brendshëm.

Një lëvizje në një ligë më të madhe mes peshave të rënda evropiane është një progres i natyrshëm – por me gjashtë gola në 27 ndeshjet e ligës së parë sezonin e kaluar, do të jetë kurioze të shihet nëse ai është në gjendje të kapërcejë diferencën me sukses dhe të japë rezultat për Topçinjtë.

Ku do të luajë Fabio Vieira për Arsenalin?

Vieira është i aftë të funksionojë si nr. 8 ose nr. 10, kështu që mund të plotësojë një sërë rolesh për Arsenalin.

Ndërsa Topçinjtë favorizojnë një sistem 4-3-3, ka të ngjarë që ai – nëse hidhet direkt si titullar – të veprojë së bashku me Thomas Partey dhe Martin Odegaard në motorin e Arteta-s.

Ekziston mundësia që ai ta fillojë sezonin në pankinë, megjithatë, me Granit Xhakën dhe ndoshta Tielemans, nëse Arsenali rindez interesin për ta transferuar atë nga Leicester City, duke luftuar për rolet në mesfushë./Shqip.com