Sport Ndërkombëtar

Arsenali shkëlqen ndaj Evertonit

FOTO: The Sun
FOTO: The Sun

Arsenali vazhdon në rrugëtimin drejt titullit të kampionit në Premierligë.

Ekipi londinez fitoi me lehtësi, 4:0 ndaj Evertonit.

Kjo fitore e madhe bëri që ‘Topçinjtë’ të shkëputen në plus pesë pikë ndaj kampionit në fuqi të Premierligës, Man City.

Arsenali zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, por në fillimin e pjesës së parë e kishin të vështirë të gjenin golin.

Atë e arritën në minutën e 40’ me anë të yllit të ekipit, Bukayo Saka.

Po rridhte minuta shtesë e pjesës së parë kur pas asistimit nga Saka realizoi Gabriel Martinelli për rezultatin 2:0.

Edhe në 45 minutat e tjerë më të mirë ishin vendasit, duke shënuar edhe dy gola të tjerë.

Një aksion i bukur nga lideri i Premier Ligës u konkretizua në gol nga magjiku, Martin Odegaard në minutën e 71’.

Ndërsa, për 4:0 u përkujdes Martinelli, që realizoi golin e dytë personal në këtë takim në minutën e 80’.

Me këtë fitore Arsenal qëndron në vendin e parë me 60 pikë, pesë më shumë se Man City që ndodhen një pozitë më poshtë.

Kurse, Everton thellohet edhe më shumë në vendin e 18 me 22 pikë gjithsej.

/Shqip.com