Arsenali po i “shkel” kundërshtarët

Arsenali po i “shkel” kundërshtarët në ishull.
“Gunners” kanë deklasuar Sunderlandin – me rezultat 4-1, në kuadër të “EFL Cup”
Nga minuta e parë, e deri në fund të takimit vendasit ishin superior dhe nuk e vunë në dyshim për asnjë moment të vetëm epitetin e fituesit.
Pas vetëm 17-të minutave lojë, Nketiah shënoi për 1-0.
Dhjetë minutë më pas, Pepe e dyfishoi epërsinë, para se Broadhead të realizonte për të ngushtuar rezultatin në 2-1.
Por, kjo ishte e gjitha çka mysafirët arritën që të bëjnë në këtë takim.
Kurse, londinezët shënuan edhe tre herë. Autor i dy golave ishte, Nketiah, ndërsa në fund realizoi edhe një herë Patino.
Për sulmesin 22 vjeçar kjo ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, pasi ende nuk e kishte gjetur rrugën për deri te goli – deri më tani.
Ndërsa, ishte edhe një tjetër dëshmi se Mikel Arteta është duke bërë një revolucion dhe një e ardhme e ndritur e pret këtë skuadër.
Në këtë takim, për 35 minuta luajti edhe Granit Xhaka, i cili tashmë e ka lënë lëndimin prapa krahëve./Shqip.com