Sport Ndërkombëtar

Arsenali pa telashe ndaj Oxfordit

Arsenali nuk ka hasur telashe për ta kaluar Oxford Unitedin në raundin e tretë të Kupës FA.

Të hënën mbrëma, Arsenali fitoi 3:0 në udhëtim ndaj skuadrës së kategorisë së tretë angleze.

Skuadra lidere e Premier Leauges, fitoren e siguroi në pjesën e dytë. Për 1:0 shënoi Mohamed Elneny në minutën e 63-të.

Më pas Eddie Nketiah realizoi dy gola për rezultatin përfundimtar, 3:0.

Ai shënoi në minutën e 70-të dhe të 76-të. Granit Xhaka luajti prej minutës së 62-të për Arsenalin.

Menjëherë në minutën e 63-të londinezët kaluan në epërsi. Në raundin e katërt të Kupës FA, Arsenali luan ndaj Manchester Cityt, rivalit për titull të kampionit në Premier League.

Ndeshja do të luhet në Manchester.

/Shqip.com