Sport Ndërkombëtar

Arsenali ofroi 30 milionë për Torres – Xavi tha jo

Pak ditë para mbylljes së merkatos, në zyrat e Barçës ka mbërritur një ofertë e papritur.

Arsenali i Mikel Artetës ishte i gatshëm të paguante 30 milionë euro për Ferran Torres, i cili me rikthimin e Ansu Fatit dhe nënshkrimet e Lewandowski dhe Raphinha dukej se po shkonte drejt zëvendësuesit.

Te Barça, pavarësisht se vetëm 8 muaj më parë i kishin paguar 55 milionë euro Manchester Cityt, për valencianin, nuk u pëlqeu oferta, ndaj drejtuesit e sportit ia transferuan Xavi Hernandez.

Për habinë e disave, trajneri i Barcelonës nuk hezitoi asnjë sekondë.

Për të, Ferran Torres është krejtësisht i patransferueshëm, një pjesë kyçe, kështu që ai as nuk donte të dëgjonte për humbjen e tij, e lëre më nëse Aubameyang po largohej gjithashtu.

Prandaj, Barça e refuzoi ofertën e Arsenalit, i cili nuk bëri një ofertë të dytë.

Ndërkohë, klubi vazhdon të shohë sesi Ferran Torres është zëvendësues i Xavi Hernández, i cili e la valencianin në stol në ndeshjet ndaj Rayo Vallecanos dhe Valladolidit, situatë kjo e përsëritur këtë të shtunë ndaj Sevillas. Ferran Torres startoi vetëm kundër Real Sociedadit, por luajti vetëm 64 minuta, për të qenë zëvendësues në dy duelet në vijim.

Klubi është i vetëdijshëm se sezoni sapo ka filluar, por nëse trendi vazhdon, ata do të rimendojnë situatën në merkaton e dimrit, sepse 30 milionë euro janë shumë interesante për një lojtar zëvendësues./Shqip.com