Sport Ndërkombëtar

Arsenali – në qiellin e shtatë

Momente nga takimi

Tri ndeshje, tri fitore, tri sinjale pozitive.

Arsenali ka vazhduar shkëlqimin në Premierligë.

Skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta ka triumfuar në udhëtim te Bournemouthi – me rezultat 0-3.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Martin Odergaard – pas pesë minutave.

I njëjtë e tundi rrjetën përsëri në minutën e 11-të  për golin e qetësisë.

Teksa, për epilogun përfundimtar u përkujdes William Sailba – me një eurogol në minutën e 54-të.

Në rolin e asisituesit ishte Granit Xhaka.

Pas kësaj fitore, Arsenali ngritet në vendin e parë të Premierligës – me nëntë pikë të grumbulluara.

Ndërsa, Bournemouthi gjendet në pozitën e 14-të – me vetëm tre pikë./Shqip.com