Arsenali mposhtet në shtëpi, Chelsea e dekaslon Suthamptonin

Arsenali është mposhtur në shtëpi nga Brightoni, teksa Chelsa ka triumfuar në udhëtim te Southmaptoni.
Ani pse vendasit ishin favoritë në letër, fusha e gjelbër “foli” ndryshe.
Golin e parë – mysafirët e shënuan me anë të Trossard, kur po zhvillohej minuta e 29-të.
U prit një përgjigje nga vendasit, por nuk erdhi.
Martinelli arriti që ta tund rrjetën në minutën e 45-të, ama në portën e gabuar.
Ekrani i madh në stadium tregoi 2-0.
Deri – në fund të takimit, e gjitha çka mundën të bëjnë vendasit ishte shënimi i golit të nderit, me anë të Odeagaard.
Pas kësaj disfate “gunners” gjenden në vendin e pestë në tabelë, dhe bëjnë një hap prapa për kualifimin në Ligën e Kampionëve.
Teksa, Brightoni gjendet në vendin e 11-të, me vetëm 37 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Chelsea ka deklasuar Southamptonin – me rezultat 0-6.
Humbja ndaj Real Madrid, duket që i mbushi me mllef londinzët dhe fajin e pagoi Southamptoni.
Golat u realiazuan nga Mason Mount (dy), Timo Ëerner (dy), Marcos Alonso dhe Timo Werner.
Me këtë fitore, Chelsea ngritet në kuotën e 62 pikëve – pas 30 ndeshjeve të zhvilluara.
Kurse, Southamptoni mbtet në vendin e 13-të.
Deri në përfundim të kampionaitit në Premierligë – kanë mbetur edhe tetë xhiro për t’u zhvilluar. /Shqip.com