Arsenali mposht PSV-në me golin e Xhakës (VIDEO)
Publikuar:
(20.10.2022 20:57:28)

Arsenali ka shënuar fitoren e radhës, duke dëshmuar formën e shkëlqyeshme që po e kalon. Skuadra londineze sonte ka fituar ndaj PSV-së, në kuadër të rrethit të katërt të Ligës së Evropës.
Autor i golit që pati vlerën e tri pikëve ishte Granit Xhaka, ndërsa me këtë fitore Arsenali është përforcuar në pozitën e parë me 12 pikë nga katër ndeshje.
Ka qenë mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane që u ka dhënë epërsinë “Topçinjve”, pas 71 minutash lojë, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar.
Ai shfrytëzoi më së miri një pasim të Tomiasu nga krahët, për të goditur më pas saktë në portë. Xhaka vijon të jetë pjesë e rëndësishme e skemave të trajnerit Arteta, me futbollistin që ia ka shpërblyer më së miri besimin e dhënë.
/Shqip.com