Sport Ndërkombëtar

Arsenali – Manchester United, Erik ten Hag pret Artetan

“Teatri i Ëndrrave” – pret ndeshjen që nuk duhet humbur këtë të diel.

Arsenali apo Manchester United, fituesi do të zbulohet me fillim nga ora 17:30.

“The Gunners” e kanë bërë një fillim ëndrrash, derisa performancat nga “Djajtë e Kuq” kanë qenë një teatër dramatik me ulje e ngritje.

Arsenali përballet me provën e tyre më të vështirë të sezonit deri më tani, pasi kërkon të arrijë gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje në Premier League.

Pas një fillimi për t’u harruar, Manchetser United më në fund ka gjetur formën e pritur me trajnerin e ri në krye Erik Ten Hag.

Arsenali gjendet në vendin e parë me 15 pikë, kurse United është në vendin e tetë.

Në këtë ndeshje pritet të startoj edhe Casemiro, derisa në pikëpyetje mbetet Cristiano Ronaldo.

Nga ana tjetër Zinchenko pritet të jetë pjesë e skuadrës./Shqip.com