Sport Ndërkombëtar

Arsenali kërkon ta transferoj Eden Hazard, në formë të huazimit

Arsenali po planifikon një lëvizje befasuese në verës për yllin e Real Madridit, Eden Hazard.

E ardhmja nuk duket e ndritshme për ish-yllin e Chelseas, shanset e të cilit mund të shterohen më tej me ardhjen e superyllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Eden Hazard

Me Los Blancos të gatshëm për të shitur nënshkrimin e tyre rekord, gjigantët e Premier League Arsenal kanë shprehur interesimin e tyre.

Sipas Foot Mercato , Topçinjtë kanë zhvilluar bisedime me agjentin e Hazard për të diskutuar një lëvizje të mundshme huazimi në verë me një opsion për të blerë, shkruan One Football.

Londinezët po planifikojnë të përforcojnë sulmin e tyre pasi Pierre-Emerick Aubameyang u largua në janar dhe kontrata e Eddie Nketiah skadon në verë.

Topçinjtë kanë krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer me Madridin pas marrëveshjeve të Dani Ceballos dhe Odegaard, dhe tani ata po kërkojnë ta shfrytëzojnë sërish.

Hazard nuk ka arritur të bind me performancat e tij në “Santiago Bernabeu”, për shkak të lëndimeve të shumta./Shqip.com