Sport Shqiptar

Arsenali ka triumfuar 3-0 ndaj Fulhamit në kuadër të javës së 27-të në Premierligë.

FOTO: The Sun
FOTO: The Sun

Pas 21 minutash lojë, The Gunners e tundën rrjetën e rivalit londinez me anë të Gabriel, ndërsa Leandro Trossard ishte asistuesi.

Topçinjtë nuk u ndalën me kaq, pasi goli i dytë u shënua pesë minuta më vonë, kur Trossard ishte sërish asistuesi, ndërsa Gabriel Martinelli ishte shënuesi.

Derisa po përfundonte pjesa e parë, Trossard kompletoi het-trikun e tij të asistimeve, derisa Martin Odegaard (45+2’) shënoi për 3-0.

Në pjesën e dytë, shansin më të mirë për gol e kishte Fulhami, kur Bobby Reid bëri një goditje të fuqishme, por Aaron Ramsadale realizoi pritje fantastike.

Arsenali vazhdon të jetë lider edhe pas kësaj xhiroje me 66 pikë, pesë më shumë se Manchester City, ndërsa në javën e 28-të takohet me Crystal Palacen.

/Shqip.com