Sport Ndërkombëtar

Arsenal eliminohet nga Brighton në kuadër të 1/16 të EFL Cup

Arsenali ka pësuar humbje nga Brighton në kuadër të 1/16 të EFL Cup me rezultat 3-1, duke u eliminuar nga kjo garë.

Topçinjtë që janë lider në Ligën Premier nën udhëheqjen e Mikel Artetas, kanë startuar me një formacion me lojtarët që luajnë më pak.

Arsenali shënoi i pari në këtë takim, me Eddie Nketiah që gjeti rrjetën në minutën e 20-të për 1-0.

Por shifrat u barazuan në minutën e 27-të, kur Danny Welbeck, gjeti rrjetën për 1-1.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin më të mirë dhe shënuan edhe dy herë të tjera.

Japonezi Kaoru Mitoma shënoi për 2-1 në minutën e 58-të të takimit.

Në minutën e 71-të rezultati shkoi në 3-1, kur Tariq Lamptey shënoi në portën e Arsenalit.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Arsenali u eliminua nga EFL Cup, ndërsa Brighton vazhdon tutje.

/Shqip.com