Sport Ndërkombëtar

Arsenali i hap perdet e Premierligës

Gabriel Jesus

Crystal Palace – Arsenal është ndeshja e parë e Premierligës – për këtë sezon.

Ky takim – nis me fillim nga ora 21:00 dhe pritet të jetë mjaftë interesant.

Palace – në krye me Patrick Vieran – kanë ditur të shkaktojnë probleme shumë shpesh – ndaj skuadrave të mëdha dhe të njëjtën do e tentojnë edhe sonte.

Në anën tjetër, “Gunners” kanë zhvilluar një parasezon thuajse perfekt dhe janë të uritur për fitore.

Vëmendja kryesore do jetë te Gabriel Jesus, i cili është “top transferimi” i ekipit të udhëhequr nga Mikel Arteta.

Kjo përballje është e vetmja – që do të zhvillohet – sot në elitën e futbollit anglez./Shqip.com