Arsenali i Artetas – nuk po ndalet dot
Publikuar:
(27.08.2022 20:27:49)

Katër ndeshje, katër fitore. 12-të pikë.
Arsenali nuk po ndalet.
Skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta ka triumfuar ndaj Fulhamit – me rezultat minimal 2-1.
Mysafirët e nisën më mirë këtë takim, duke realizuar me anë të Mitrovic – në minutën e 56-të.
Por, ky gëzim nuk zgjati shumë, sepse Martin Odegaard i barazoi shifrat pas tetë minutave.
U mendua se ndeshje do të përfundonte me barazim, ama plane të tjera kishte Gabriel Magalhaes.
Ai realizoi – kur po zhvillohej minuta e 56-të dhe festa shpërtheu në “Emirates Stadium”.
“Gunners” vazhdojnë të jenë në krye të Premierligës – me bilanc të 100 për qind të fitorve.
Teksa, Fulhami gjendet në pozitën e 11-të – me pesë pikë të grumbulluara.