Sport Ndërkombëtar

Arsenali gati të shesë Nicolas Pepe

Arsenali është gati të miratojë shitjen e Nicolas Pepe për afër 30 milionë euro këtë verë, sipas Calciomecato.

Gjigantët e Londrës veriore nënshkruan me sulmuesin nga Lille, tre vjet më parë për një tarifë rekord prej 86 milionë euro.

Ai ka dhënë kontribute me gola, por paraqitjet e tij kanë qenë kryesisht të “lëkundshme” në Premier League.

26-vjeçari nuk ka nisur një ndeshje në ligë që nga tetori i vitit të kaluar, dhe tani raportohet se Topçinjtë janë të përgatitur të shkurtojnë humbjet e tyre ndaj tij gjatë afatit kalimtar të ardhshëm.

Nicolas Pepe reveals what's been frustrating at Arsenal this season

Sulmuesi i gjithanshëm do të hyjë në dy vitet e fundit të kontratës së tij me Topçinjtë nga korriku.

Skuadra e Mikel Artetës është e gatshme ta pranoj largimin e tij për një shumë prej 30 milionë euro.

Pepe është aktualisht pas Bukayo Saka, Gabriel Martinelli dhe Emile Smith Rowe në renditje për rolet e sulmueseve. Përpara tij është preferuar edhe Eddie Nketiah.

Mikel Arteta's Nicolas Pepe plan beginning to pay off after Arsenal  shake-up - Mirror Online

Kjo mund të mos ndryshojë së shpejti nën Artetën. Vera i ofron atij mundësinë e përkryer për të rifilluar karrierën e tij diku tjetër ku mund të provojë veten me fillime të rregullta.

Gunners gjithashtu do të përdorin parat e fituara për të gjetur një sulmues, pas largimit të Pierre-Emerick Aubameyang./Shqip.com