Sport Ndërkombëtar

Arsenali e nis me fitore

Arsenali e ka filluar kampionatin me fitore ndaj Nottingham, me shifrat 2-1. Në “Emirates”, sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 26-të, pas një gjuajtjeje fantastike të Nketiah me të djathtën.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta insistoi për golin e dytë dhe e gjeti atë brenda pjesës së parë. Ishte Saka që lëshoi një predhë nga distanca, për të mposhtur Turner.

Mysafirët nga Nottingham provouan të hapnin llogaritë, por hasën mjaft vështirësi. Një kundërsulm perfekt konkretizohet me gol nga AWoniyi, por ishte tepër vonë, pasi fati i takimit ishte vendosur tashmë.

/Shqip.com