Sport Ndërkombëtar

Arsenali bëhet me drejtor të ri

Ish-mesfushori i skuadrës, Edu është emëruar drejtor i ri sportiv në skuadrën londineze.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se Edu Gaspar është emëruar si drejtor i parë sportiv i Arsenalit” thuhet në njoftimin e skuadrës lidere në Premierligë.

Shefi Ekzekutiv Vinai Venkatesham tha se Edu ka treguar përkushtim dhe kontribut të madh në skuadër.

Edu ka qenë futbollist i Arsenalit gjatë sezoneve 2001-2005.

/Shqip.com