Sport Ndërkombëtar

Arsenal nuk gabon, rimerr vendin e katërt

Pas fitores së Tottenham, Arsenali është kundërpërgjigjur menjëherë, duke e rimarrë vendin e katërt në tabelë.

“The Gunners” mposhtën West Ham në “London Stadium” me rezultat të ngushtë 1:2.

Arsenali doli i pari në epërsi me golin e Rob Holding, që arriti të gjej rrjetën në minutën e 38-të.

Por, vetëm disa minuta më vonë West Ham barazoi gjithçka, me anë të Jarrod Bowen.

1:1 ishte dhe rezultati përfundimtar i pjesës së parë.

Megjithatë mysafirët që janë duke luftuar për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, nuk u dorëzuan.

10-të minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Gabriel shënoi për t’ia dhënë tri pikë të rëndësishme Arsenalit.

Pavarësisht rasteve 2:1 ishte dhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje.

Skuadra e Mikel Artetas rikthehet në vendin e katërt me 63 pikë, pas 34 ndeshjeve, kurse West Ham janë në vendin e shtatë me 52 pikë./Shqip.com