Sport Ndërkombëtar

Arsenal është në epërsi përballë Liverpoolit

Arsenal është duke udhëhequr pas 45 minutave lojë kundër Liverpoolit.

Arsenalit është duke fituar me rezultat të ngushtë 2:1.

Arsenali e filloi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke dal në epërsi që në minutën e parë. Ishte Gabriel Martinelli që gjeti rrjet pas asistimit nga Saka. Liverpool dominoi posedimin e topit, por Arsenal ishin më të rrezikshëm në minutat e parë. Presioni i “The Reds” dha fruta, pasi mysafirët arritën ta barazonin rezultatin në minutën e 34. Luis Diaz depërtoi mirë mbrapa mbrojtjes së kundërshtarit dhe ishte Darwin Nunez, që gjeti golin e barazimit. Saka me një kundërsulm të shpejt shënoi golin e epërsisë në minutat e fundit. Liverpool pati lajme të këqija në fund të pjesës së parë, pasi Diaz u detyrua të largohet./Shqip.om

/Shqip.com