Arsenal dhe Tottenham kërkojnë Memphis Depayin

Arsenali është klubi më i fundit që ka treguar interes për një marrëveshje të mundshme me Memphis Depay.
Reprezentuesi holandez ka pasur vështirësi në “Cmap Nou”, pavarësisht një fillimi mjaft të mirë.
Duket se klubet kryesore ende e vlerësojnë lartë Depay, me Todo Fichajes që pretendon se Arsenali mund të rivalizojë Newcastle për nënshkrimin e tij këtë verë.

Topçinjtë kanë nevojë për më shumë cilësi në repartin e sulmit, dhe Depay mund të jetë një blerje e mirë.
Tottenham gjithashtu kohët e fundit është lidhur me Depay nga Mundo Deportivo, dhe ai padyshim mund të jetë një shtesë e rëndësishme edhe për skuadrën e Antonio Contes.
Depay mund të ndihmojë në zëvendësimin e ndërkombëtarit anglez, Harry Kane, i cili pritet të largohet në verë.

Spurs dhe Arsenal janë të dy duke konkurruar për një vend të katërt të parë, dhe dikush imagjinon se kushdo që e merr atë mund të ketë një avantazh të madh në garën për nënshkrimin e Depay./Shqip.com