Sport Ndërkombëtar

Arsenal-Cancelo, nisin negociatat

Joao Cancelo

Arsenali ka kontaktuar me përfaqësuesit e futbollistit të Manchester City, Joao Cancelo.

Është gazetari Fabrizio Romano që ka njoftuar për një zhvillim të tillë.

“Manchester City dëshiron që ta gjejë një zgjidhje për Joao Cancelon para parasezonit, pasi që mbrojtësi do të jetë në dispozicion në treg”, ka shkruar Romano.

“Diskutimet do të fillojnë së shpejti teksa interesimi i Barcelonës mbetet i fuqishëm – Arsenali po ashtu ka kontakte me palën e lojtarit”.

/Shqip.com